Home Sport Cila është shkalla e lëndimit të Rashicës? Flet vetë ylli shqiptar

Cila është shkalla e lëndimit të Rashicës? Flet vetë ylli shqiptar

0
Cila është shkalla e lëndimit të Rashicës? Flet vetë ylli shqiptar

 

Mesfushori i Werderi të Bremenit, Milot Rashica ka pësuar një lëndim të lehtë në ije.

Me këtë rast ai është larguar nga stërvitja me lejën e trajnerit Florian Kohfeldt.

Megjithatë Rashica ka konfirmuar që asgjë nuk është serioze.

“Sipas rutinës, lojtarët kur nuk e ndjejnë vetën mirë e ndërprejnë stërvitjen, që të mos rrezikohet. Gjithçka është mirë” ka thënë Rashica për Indeksonline.

22 vjeçari ka qenë në top formë në vitin 2019 duke shënuar 10 gola dhe 3 asistime në Bundesligë dhe Kupë.

Sipas menaxherit të tij, Altin Lala disa skuadra të njohura kanë shprehur interesim për shërbimet e Rashicës. /Indeksonline/