Home Sport Parashikimi i Mourinhos për ndeshjen Barcelona – Liverpool

Parashikimi i Mourinhos për ndeshjen Barcelona – Liverpool

0
Parashikimi i Mourinhos për ndeshjen Barcelona – Liverpool

 
 Jose Mourinho ka parashikuar përballjen Barcelona – Liverpool. 

  

 

 

Barcelona dhe Liverpoolt të mërkurën mbrëma do të takohen në ‘Camp Nou’, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Fuqia e Liverpool, Van Dijk, është fenomenal. Në anën tjetër, Firmino, Mane, Salah, ata shënojnë, shënojnë dhe vazhdojnë të shënojnë”, ka deklaruar Mourinho, përcjell ‘lajmi.net’.

“Më thoni një ndeshje kur Salah, Firmino dhe Mane nuk kanë shënuar. Është shumë e vështirë”.

“Realiteti është se Liverpool sezonin e kaluar ka luajtur në finale, dhe këtë sezon kanë arritur në gjysmëfinale, për mendimin tim, kanë 50 për qind të mundësve për të luajtur në finale”.

“Mendoj se nëse Barcelona në ndeshjen e dytë në Liverpool, luan sikurse në ndeshjen e parë në ‘Old Trafford’, do të jenë në telashe të mëdha”./Lajmi.net/