Home Liga Angleze Ish lojtari i Chelsea: ‘Sarri meriton edhe një shans me skuadrën’

Ish lojtari i Chelsea: ‘Sarri meriton edhe një shans me skuadrën’

0
Ish lojtari i Chelsea: ‘Sarri meriton edhe një shans me skuadrën’

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, duket se ka arritur që të bind disa njerëz për të ardhmen e tij me ‘blutë’.

 

Sarri ishte cak i shumë kritikave pas një sezoni të cilësuar si jo të mirë, por që faktikisht ai luan në gjysmëfinalet e Ligës së Evropës, si dhe mban vendin e tretë në Premierligë.

Ky edicion në Premierligë do të mbahet mend për dy skuadrat ‘jo normale’ që ndërruan lidershipin më shumë se 29 herë.

Trajneri italian ia doli që të vendoste skuadrën e tij menjëherë pas këtyre dy skuadrave (Manchester City – Liverpool), dhe me këtë ka shtyrë ish mbrojtësin Frank Leboeuf që të mendojë se ai meriton edhe një shans.

“Jam gjithmonë një prej atyre që iu pëlqen të japin shansin e dytë, sepse ishte rasti që kam parë në secilën skuadër të futbollit anglez” ka thënë Leboeuf për ‘Mirror’, transmeton lajmi.net.

“Edhe nëse ata kanë pasur sezon të keq, ata kanë mbajtur trajnerët sepse kanë provuar të punojnë me aftësitë e tyre. Tani duket se pas një viti, nëse nuk është mirë, është përshëndetje” ka shtuar tutje ish mbrojtësi.

“Por, në fund të ditës, nëse ai fiton Ligën e Evropës dhe Chelsea është kualifikuar për Ligën e Kampionëve, ai meriton edhe një shans” ka thënë ndër të tjerash Leboeuf.

Edhe vet trajneri Sarri ka bërë të ditur javën e kaluar se dëshira e tij është që të qëndroj së paku edhe një vit me ‘blutë’ e Londrës.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i bordit drejtues të Chelsea, nga të cilët varet gjithçka. /Lajmi.net/

 


Loading…