Feronikeli dhe Prishtina do të luajnë finalen e madhe të
Superligës të dielën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Feromikeli ka mposhtur Llapin me rezultat 1-3 në ndeshjen
që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Golat për skuadrën nga Drenasi i shënuan Arbër Prekazi
(18), Mendurim Hoti (55) dhe Festim Alidema (62).

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Festim Alidema në
minutën e 21-të nga penalltia.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina ka mposhtur Trepçën ’89 me
rezultat 2-0 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në
kryeqytet.

Golat për Prishtinën i shënuan Mankenda në minutën e 48-të
dhe Abdul Basit në minutën e 67-të.

Me këtë fitore, Feronikeli është në vendin e parë me 77
pikë, dy më shumë se Prishtina, derisa Llapi mbetët në vendin e tretë me 69 pikë.
/IndeksOnline/