Frank Lampard do të marrë përsipër si menaxher të ri të
Chelsea, sipas raporteve në Itali.

Blues pritet të shkarkojnë Maurizio Sarrin këtë verë,
edhe nëse ai e fiton Europa Leaguen me një fitore ndaj Arsenalit.

Sipas “Sport
Mediaset” , Lampard do të kthehet për të menaxhuar klubin e tij të
mëparshëm pas përvojës të tij mbresëlënës me Derby, shkruan Indeksonline.

Sarri e ka udhëhequr klubin në katër më të mirët dhe i ka dërguar ata në Kupën Carabao dhe në finalen e Europa League këtë sezon.

Por pronari i
Chelseat, Roman Abramovich pritet ta shkarkoj atë, sepse ai ka një raport të
dobët me tifozët.

Lampard do të
mirëpritej me krahë hapur nga tifozët në Stamford Bridge pasi kaloi 13 vjet të
lavdishme me ta si një lojtar.

Ai bëri 648 paraqitje për Blues dhe është ende golashënuesi kryesor i klubit me 211 gola. /IndeksOnline/