Home Liga Italiane Tri skuadra të mëdha e kërkojnë Allegrin

Tri skuadra të mëdha e kërkojnë Allegrin

0
Tri skuadra të mëdha e kërkojnë Allegrin

Juventus dhe Massimiliano Allegri do t’i ndajnë rrugët pas përfundimit të këtij sezoni.

Ndeshja e xhiros së 38-të kundër Sampdorias në udhëtim, do të jetë ndeshja e fundit e Massimiliano Allegrit në drejtimin e Juventusit.

51 vjeçari drejtoi Juventusin për pesë sezone, duke fituar pas tituj të Serie A.

Mediet në Itali raportojnë se aventura e radhës mund t’i sjellë një tjetër sfidë të madhe Allegrit.

Janë Bayern Munich, PSG dhe Barcelona që janë të interesuar për Allegrin, që në të kaluarën ka drejtuar edhe Milanin dhe Cagliarin./Lajmi.net/