Raportet e fundit bëjnë të ditur se trajneri i Pep Guardiola, është takuar me drejtues të Juventusit.

Siç bën të ditur gazetari i radios spanjolle Onda Cero, Mario Gago Huerta, Guardiola e shfrytëzoi udhëtimin e tij në Itali të martën për t’u takuar dhe biseduar me Fabio Paraticin.

Huerta shton se ka pak mundësi që Guardiola të marr drejtimin e Juventusit, për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin.

Tutje raportohet se qëllimi i vizitës së trajnerit spanjoll në Itali ka qenë për çështje bamirësie.

Përndryshe Pep Guardiola edhe këtë sezon ka fituar titullin e Premierligës./Lajmi.net/