Home Sport Prishet plani i FIFA, Kupa e Botës vazhdon me 32 skuadra

Prishet plani i FIFA, Kupa e Botës vazhdon me 32 skuadra

0
Prishet plani i FIFA, Kupa e Botës vazhdon me 32 skuadra

 

Kupa e Botës do të
vazhdoj të luhet me 32 skuadra edhe në Botërorin e Katarit 2022.

FIFA ka bërë të ditur
se ka braktis idenë që kampionati më i madh për shtete të luhet me 48 ekipe.

Por sipas “The
Times” , presidenti i FIFA, Gianni Infantino, i cili ka shtyrë masivisht
për të bërë ndryshimin, ka pranuar se do të ishte tepër sfiduese për ta bërë
këtë në Katar.

Infantino
zyrtarisht do të njoftojë vendimin në mbledhjen e kongresit të FIFA më 5
qershor në Paris dhe Kupa e Katarit do të mbetet si një ngjarje e 32 ekipeve.

Megjithatë, turneu
pritet të rritet në 48 skuadra për Botërorin e vitit 2026. /IndeksOnline/