Kanë kaluar pesë ditë nga lamtumira emocionale e Daniele De Rossit, që zhvilloi ndeshjen e fundit në fanellën e Parmës, në sfidën e Serie A kundër Parmës.

Dita e fundit e De Rossit në fanellën e Romës, ishte e mbushur me emocione, duartrokitje, përqafime dhe lot.

Megjithatë, ajo që po diskutohet në mediet italiane është përqafimi mes Franceso Tottit dhe Daniele De Rossit, i cili në shikim të parë është emocionues, por prapa tij fshihet një histori e tradhtisë dhe hakmarrjes.

 

Kapiteni i pensionuar në vitin 2017, ishte cak i një kërkese të disa lojtarëve, përfshirë edhe Daniele De Rossin, që kërkonin shkarkimin e tij nga Roma së bashku me trajnerin Eusebio Di Francesco dhe drejtorin sportiv Monchi, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Roma.

Në Itali raportohet se ka edhe një ‘email’ ku lojtarët i kërkojnë presidentit James Pallota shkarkimin e këtyre tre personave.

Lojtarët ia dolën, me trajnerin Di Francesco dhe Monchi të larguar, dhe këtij sulmi i shpëtojë vetëm Francesco Totti, i cili mori pozitën e liruar nga Monchi.

Si drejtor sportiv (edhe pse ende jo i zyrtarizuar në atë pozitë), Totti ka treguar ndikimin e madh të tij, duke marrë hak kundër De Rossit, të cilit nuk ia kanë vazhduar kontratën./Lajmi.net/