Barcelona, më mirë se Reali

Është pjesë e Bayern Munichut dhe nuk ka ndërmend ta ndërrojë ekipin por Xherdan Shaqiri ka pranuar se nëse do të duhej të zgjidhte, atëherë do të shkonte te Barcelona para Real Madridit.

Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri ka thënë se do të transferohej te Barcelona e jo në Real Madrid, nëse do të duhej të zgjidhte mes këtyre dy gjigantëve të futbollit evropian dhe spanjoll.

Ylli kosovar me nënshtetësi zvicerane ka preferuar Barcelonën para Realit.

“Nëse do ta merrja një ofertë, në cilin ekip do të shkoja? Është e vështirë ta them, por ndoshta do të ishte më mirë të shkoja në Barcelonë”, ka thënë futbollisti i Bayern Munichut për Radio Energy Zurich. Por, përfaqësuesi zviceran e ka bërë të qartë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Allianz Arena, pasi ka kontratë me gjigantin bavarez deri në vitin 2016.