Berat Xhimshiti dhe Armando Sadiku kanë festuar të hënën pasdite pasi e fituan Kupën e Zvicrës me Zurichun. Ky i fundit e mposhti Baselin 2:0, në finale të këtij kompeticioni.

Zurichu, ku aktivizohen dy futbollistët shqiptarë, Armando Sadiku dhe Berat Xhimshiti, e ka fituar Kupën e Zvicrës.

Në fakt, ky ekip në finale të këtij turneu e mposhti Baselin me rezultat 2:0, vetëm pas vazhdimeve.

Sulmuesi Mario Gavranovic ka qenë hero i ekipit të tij, duke shënuar dy gola, në minutat 100 e 114.

Mbrojtësi Xhimshiti ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes, kurse sulmuesi Sadiku u inkuadrua në lojë në minutën e 90-të në vend të Franck Etoundi.

Në anën tjetër, Arlind Ajeti tek Baseli u fut në lojë në minutën e 71-të në vend të Davide Calla.

Baseli ishte i hendikepuar pasi Suaro e Sio u ndëshkuan me kartonë të kuq.