Home Liga Spanjolle Messi e pranon se djali i tij është tifoz i Realit

Messi e pranon se djali i tij është tifoz i Realit

0
Messi e pranon se djali i tij është tifoz i Realit

Lionel Messi ka thënë se djali i tij, Matteo, i feston golat e Real Madridit, për ta bërë xheloz vëllanë e tij, Tiagon.

Ylli i Barcelonës është grumbulluar me Kombëtaren e Argjentinës, për t’u përgatitur për Copa America.

Në një intervistë për ‘Tyc Sport’, Messi ka zbuluar disa gjëra interesante që lidhen me fëmijët e tij.

“Ndonjëherë televizori është i ndezur dhe ai feston për golat e Real Madrid. Djali im Tiago nevrikoset dhe Mateo bën tifo për ata që ta mërzisë edhe më shumë”, tregoi Messi për “TyC Sports.

“Ne po luanim në shtëpi dhe ai më tha: “Unë jam tifoz i Liverpoolit sepse ata ju kanë mposhtur juve. Valencia gjithashtu. Unë jam Valencia”./Lajmi.net/