Home Sporti Vendor Rashkaj: Kualiteti në kombëtare më i lartë se më parë, rezultatet na japin arsye të jemi optimistë

Rashkaj: Kualiteti në kombëtare më i lartë se më parë, rezultatet na japin arsye të jemi optimistë

0
Rashkaj: Kualiteti në kombëtare më i lartë se më parë, rezultatet na japin arsye të jemi optimistë

Kombëtarja e Kosovës ka përfunduar me sukses edhe seancën tjetër stërvitore, në të cilën luajtën një lojë mes vete.

Dëshirë dhe përkushtim i madh në lojë u pa tek lojtarët e grumbulluar, duke dëshmuar se janë në formë të lartë para dy ndeshjeve të radhës.

Mali i Zi dhe Bullgaria do të jenë kundërshtarët e ardhshëm të Kosovës në kualifikueset për Euro 2020.

Para këtyre dy ndeshje, optimizmi nuk ka munguar tek ish kapiteni i kombëtares dardane, Anel Rashkaj, i cili është shprehur se kualiteti në kombëtare është më i lartë se në grumbullimet e tij të para dhe se pret pikë maksimale në dy ndeshjet e radhës.

Për mua është kënaqësi që jam sërish pjesë e Kombëtares. Tani në grup janë shumë lojtarë që më parë nuk kanë qenë, por mendoj se kualiteti tani është shumë më i lartë. Shumicën e tyre i njoh, pasi i kam ndjekur të gjitha ndeshjet dhe më kanë pritur shumë mirë. Ekipi është në një seri të mirë. Kundër Bullgarisë munguan vetëm tre pikët sepse loja ishte shumë e mirë. Nëse i marrim parasysh ndeshjet e deritashme duhet të jemi optimistë”, ishin fjalët e mesfushorit Rashkaj pas stërvitjes, përcjell lajmi.net.

Kjo është hera e parë që Rashkaj është ftuar në një grumbullim me kombëtaren që kur Challandes është selektori i dardanëve. /Lajmi.net/