Krerët e FFK-së, Agim Ademi, president, Bakir Burri, nënkryetar dhe Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm po marrin pjesë në punimet e Kongresit të 69-të të FIFA-s, i cili po mbahet në Paris.

Në këtë kongres do të votohet për mandatin e ri 2019-2023 për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, derisa ndër pikat kryesore është edhe propozimi për të rritur numrin e ekipeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës “Katar 2022” nga 32 në 48.

Ndyshe, Kosova u pranua para tre viteve në shtëpinë më të madhe të futbollit botëror. /Lajmi.net/