Home Liga Spanjolle Barca ia ofron Atleticos këtë lojtar për Griezmann

Barca ia ofron Atleticos këtë lojtar për Griezmann

0
Barca ia ofron Atleticos këtë lojtar për Griezmann

Barcelona po konsideron përdorimin e Nelson Semedos për të transferuar Antoine Griezmann nga Atletico Madrid.

‘Gjigantët’ katalanas janë në ndjekje të yllit të Atletico Madrid, Antoione Grizemann, i cili ditë më parë konfirmoi largimin nga ‘Wanda Metropolitano’.

Sipas raportimeve të ‘MundoDeportivo’, Barcelona do t’i ofrojë Atletico Madridit mbrojtësin e djathtë, Nelson Semedo, për t’i bindur që ta lirojnë Antoine Griezmann, përcjell ‘lajmi.net’.

Barcelona ka shpresa të mëdha se ofrimi i Semedo do ta tundojë Atleticon, për të pranuar ofertën e tyre.

25 vjeçari Semedo, është pjesë e Barcelonës që nga viti 2017, dhe deri më tani ka regjistruar 50 paraqitje./Lajmi.net/