Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar Jr është akuzuar për përdhunim, në një incident që thuhet se ka ndodhur në kryeqytetin francez.

Ngjarja e shëmtuar e yllit brazilian thuhet se ka ndodhur më 15 maj të këtij vitit në një hotel në Paris.

Sipas mediumit brazilian UOL, femra që u paraqit për ta akuzuar pretendon të ketë takuar ish-lojtarin e Barcelonës përmes rrjetit social Instagram.

Janë tani mediet e huaja që kanë publikuar një video nga hoteli ku qëndronte Neymar dhe vajza që po e akuzon për dhunim.

Në videon që është në duart e policës, shfaqet futbollisti dhe modelja, në mungesë të konfirmimit se ku janë ndodhur kur është zhvilluar kjo ngjarje.

Sipas këtij regjistrimi, Neymar nuk shfaqet duke e sulmuar modelen, por më shumë kërkon të mbrohet nga ajo, që fillon ta godas, në ato pak sekonda sa zgjatë video./Lajmi.net/