Home Sport U sfilit 4 orë në autobus, Reja eviton torturën e dytë të kombëtares

U sfilit 4 orë në autobus, Reja eviton torturën e dytë të kombëtares

0
U sfilit 4 orë në autobus, Reja eviton torturën e dytë të kombëtares

 

Sikur të mos mjaftonte udhëtimi i gjatë në bordin e
autobusit, për të përshkuar distancën nga Këln drejt Frankfurtit, axhenda e
kuqezinjve gjatë qëndrimit në kampingun gjerman, në kuadër të përgatitores për
dy ndeshjet kualifikuese të “Euro 2020”, respektivisht ndaj Islandës dhe
Moldavisë, kishte parashikuar një udhëtim të përditshëm, afro 1 orë nga hoteli
për në fushën stërvitore.

Një torturë e dytë kjo e evituar falë ndërhyrjes së
panegociueshme të trajnerit të ri kuqezi, Edy Reja. Ky i fundit, sikurse
zbulojnë mediat gjermane, që citojnë informacionin e dhënë nga menaxheri i
hotelit ku është akomoduar ekipi përfaqësues, ka kërkuar që seancat stërvitore
të programuara për tu zhvilluar në stadiumin e Eintracht Frankfurt të
zhvendosen në një fushë stërvitore më pranë hotel Rilano. 

 


Loading…