Gonzalo Higuain mund të vesh fanellën e një tjetër skuadër italiane.

Sulmuesi argjentinas, në pronësi të Juventusit, pjesën e dytë të sezonit e kaloi në Premierligë të Chelsea, por sezoni i ri ka gjasa ta gjejë në kryeqytetin e Italisë, në Romë.

Sipas ‘Radio Radio’, skuadra e Romës është duke menduar për transferimin e Gonzalo Higuain, përcjell ‘lajmi.net’.

‘Romakët’ janë të gatshëm të nisin bisedimet me Juventusin, për arritjen e një marrëveshje për Higuaian.

Mbetet të shihet nëse Higuain do të pranojë të vesh fanellën e Romës.

Kujtojmë se Higuain në Serie A ka veshur edhe fanellat e Napolit dhe Milanit./Lajmi.net/