Home Liga Gjermane Statistikat fantastike të Rashicës në 7 ndeshjet e fundit me Werderin dhe Kosovën

Statistikat fantastike të Rashicës në 7 ndeshjet e fundit me Werderin dhe Kosovën

0
Statistikat fantastike të Rashicës në 7 ndeshjet e fundit me Werderin dhe Kosovën

Padyshim futbollisti më i mirë kosovar për momentin është Milot Rashica.

Rashica, përveç ndeshjeve me Përfaqësuesen e Kosovës, po shkëlqen edhe me ekipin e tij Werder Bremen.

22-vjeçari është një nga lojtarët kryesor të ekipit gjerman, ndërsa së fundmi vlera e tij në tregun e transferimeve është rritur për gati 200 për qind, përcjell lajmi.net.

Rashica ka formë mbresëlënëse sidomos në shtatë ndeshjet e fundit me Werder Bremenin dhe Kosovën.

Në shtatë takimet e fundit, ylli vushtrrias ka realizuar katër gola dhe ka dhënë katër asistime.

Vetëm në ndeshjen ndaj Dusseldorf, Milot Rashica nuk arriti të shënonte apo asistonte, por duke i shtuar faktin se ajo ndeshje ishte më e dobëta e të gjithë kampionatit, siç kishte vlerësuar trajnerin Florian Kohfeldt. /Lajmi.net/