Real Madridi ka përfunduar nënshkrimet me Eden Hazard, Luka Jovic, dhe me Ferland Mendy i cili do konfirmohet shum shpejtë, tani klubi do të kthejë të gjithë vëmendjen ndaj Paul Pogba.

Reali ka nevojë për një mesfushor dhe me Zinedine Zidanen që dëshiron të sjellë bashkëkombasin e tij në ‘Santiago Bernabeu’, klubi e përkrah atë, pavarësisht nga dyshimet e tyre fillestare.

Marca ka mësuar se klubi ka pranuar kërkesën e trajnerit dhe ata do të bëjnë gjithçka për ta marrë Pogban nga ‘Old Trafford’ këtë verëm, transmeton lajmi.net.

Los Blancos janë të lumtur që t’i japin Zidane atë çfarë dëshiron, por nënshkrimi i mesfushorit nuk do të jetë i lehtë.

Manchester United nuk do të lejojë që ai të largohet për asgjë nën 150 milionë euro, që është një shifër që Reali e sheh si të tepruar dhe, siç qëndrojnë gjërat, akordi nuk mund të arrihet.

Christian Eriksen dhe Donny van de Beek u paraqitën si alternativa, por trajneri francez ishte i qartë në shpjegimin se ai dëshiron vetëm 26-vjeçarin dhe asnjë tjetër nuk do i mjaftonte. /Lajmi.net/