Home Sport Huqja e Lukakut që është bërë ‘hit’ në internet

Huqja e Lukakut që është bërë ‘hit’ në internet

0
Huqja e Lukakut që është bërë ‘hit’ në internet

Romelu Lukaku ka lënë shumë për të dëshiruar këtë edicion, sidomos me prekjen e parë të topit.

 

Transferimi në ‘Old Trafford’ nuk ka shkuar si duhet. Në dy sezone tashmë me ‘Djajtë e Kuq’, ai ka shënuar vetëm 28 gola.

26-vjeçari gjithashtu ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes për shkak të huqjeve të rasteve të shumta, veçanërisht atyre që nuk duhet të falen nga një sulmues, transmeton lajmi.net.

Lukaku shënoi dy gola mbrëmë në fitoren 3-0 të Belgjikës ndaj Skocisë e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Por ai bëri edhe një huqje qesharake.

Mjafton për ta parë videon e mëposhtme për të kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht mbrëmë, me Lukakun që ka realizuar huqjen më të keqe që kemi parë ndonjëherë. /Lajmi.net/