James Rodriguez pritet të vazhdojë karrierën në Serie A. Ylli kolumbian është në bisedime me Napolin dhe bisedimet raportohet se po ecin mirë.

Carlo Ancelotti pritet të jetë në skuadrën e tretë së bashku me James, pasi e kishte nën urdhëra edhe te Real Madrid e Bayern Munchen.

Ardhjen e James Rodriguez e ka paralajmëruar edhe presidenti De Laurentin i cili ka deklaruar se skuadra po punon në këtë aspekt. /Indeksonline/