Cristiano Ronaldo u bë një nga lojtarët më të mirë në botë gjatë kohës së tij te Manchester United.

Nënshkrimi i tij për klubin si një adoleshent relativisht i panjohur në vitin 2003, portugezi së shpejti do të vendosej si një nga lojtarët më të mirë në botë.

Pasi fitoi pothuajse gjithçka që duhej, Ronaldo përfundimisht do të largohej nga ‘Old Trafford’ për Real Madridin në verën e vitit 2009, transmeton lajmi.net.

Ai zyrtarisht do të largohej disa javë më vonë dhe numri shtatë (7) në fanellë u kalua tek Michael Owen.

Por, fanella është bërë e mallkuar që atëherë.

Owen do të vazhdonte të kishte një kohë të keqe te Man United. Përveçse shënoi një gol dramatik në ndeshjen e fundit kundër Manchester City, koha e tij te ‘Djajtë e Kuq’ ishte e mbushur me lëndime.  Ai do të shënonte vetëm pesë herë në Premierligë përpara se të shkëputej nga klubi në vitin 2012.

Tre lojtarët e ardhshëm që do ta mbanin numrin e famshëm të fanellës nuk ishin shumë më të mirë.

Antonio Valencia, Angel Di Maria dhe Memphis Depay do të ishin pasuesit e fanellës me numrin shtatë (7), por së bashku do shënon gjashtë gola në 90 ndeshje.

Transferimi i Alexis Sanchez në vitin 2018 nga Arsenali thuhej se do ta thyente mallkimin. Por edhe kjo ka dështuar. Sulmuesi kilian ka luajtur 32 herë me fanellën e kuq dhe ka shënuar vetëm tre gola.

Pra, në total, numrat shtatë të Unitedit ka shënuar vetëm 15 gola në Premierligë që nga largimi i CR7.

Për Cristiano Ronaldon, ka qenë një histori e ndryshme.

Superylli portugez arriti të shënonte 33 gola në sezonin e tij të parë në La Liga me Realin, më shumë se dyfishi i asaj që numrat shtatë (7) të Man United ia dolën të shënojnë gjatë dekadës së kaluar.

Dhe që nga largimi nga United, Ronaldo ka arritur 332 gola në ligë. 317 më shumë se sa kanë bërë numrat shtatë (7) të United në të njëjtën kohë. /Lajmi.net/