Home Liga Spanjolle Mbappe flet për zërat që e lidhin me Real Madridin

Mbappe flet për zërat që e lidhin me Real Madridin

0
Mbappe flet për zërat që e lidhin me Real Madridin

Kylian Mbappe nuk ishte në humor për të folur për lidhjet me Real Madridin pasi udhëhoqi Francën në fitoren ndaj Andorras, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Mbappe ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të spekulimeve që e lidhin me gjigantët e La Ligës, dhe ka folur më herët për një lëvizje të mundshme në ‘Santiago Bernabeu’ dhe la të kuptohet se mund të ishte gati për një “projekt të ri”.

Megjithatë, sulmuesi nuk pati kohë të merrej me këto spekulime pasi në fitoren 4-0 mbrëmë shënoi golin e 100-të si profesionist, transmeton lajmi.net.

“Tani nuk është koha për të folur për Real Madridin”, u tha Mbappe gazetarëve pas ndeshjes.

“Ju gjithmonë më pyetni të njëjtën gjë, por nuk është koha”.

Franca është në grupin e njëjtë me Shqipërinë dhe pas humbjes shokuese nga Turqia, dje u rikthyen te fitorja ndaj Andorrës. /Lajmi.net/