Sajti i njohur sportiv, ‘Fussball-Aktuel’ i ka kushtuar një shkrim të shkurtër por të veçantë Milot Rashicës.

Rashica ka arritur të shënojë dy gola në dy ndeshjet e fundit të Kosovës, atë kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Formë të mirë ylli i Kosovës ka pasur edhe në sezonin e dytë të Werder Bremen, në Bundesligë.

“Milot Rashica po kalon vitin më të mirë të jetës së tij, duke mahnitur si në klub, po ashtu edhe në kombëtare”, shkruan ky sajt i njohur, përcjell ‘lajmi.net’.

Tutje ky sajt shkruan për përzgjedhjen e Rashicës ‘Lojtari i Vitit’ te Werder Bremen, teksa interesant është vlera e tij e rritur në tregun e transferimeve.

Sipas ‘Fussball – Aktuell’, vlera e Rashicës është rritur në 185 për qind, dhe kjo rritje do të vazhdojë./Lajmi.net/