Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat argjentinase. Bëhet fjalë për sulmuesin e Interit, Mauro Ikardi. Sipas “Intra Sports”, 26-vjeçari është kontaktuar nga Devid Bekam, për t’iu bashkuar Inter Majemit në kampionatin amerikan.

Ikardi

Bekam dëshiron të formojë një ekip me yje sezonin e ardhshëm dhe raportohet se ka kontaktuar bomberin argjentinas, për t’iu bashkuar skuadrës në pronësi të anglezit.

Ikardi6

Gjithashtu mësohen se futbollistët e tjerë për të cilët interesohet klubi i Inter Majemit janë Luis Suarez, Hames Rodriguez, Radamel Falkao, David Ospina, Juan Fernando Quintero si si dhe ekuadoriani Antonio Valencia.

PANORAMASPORT.AL