Home Sport EKSKLUZIVE/ Tirana pa “frena” në merkato, ofertë Osmanit dhe Koliçit (E PLOTË)

EKSKLUZIVE/ Tirana pa “frena” në merkato, ofertë Osmanit dhe Koliçit (E PLOTË)

0
EKSKLUZIVE/ Tirana pa “frena” në merkato, ofertë Osmanit dhe Koliçit (E PLOTË)

  

  

  

  

Tefik Osmani mund të rikthehet bardheblu. Kapiteni i Teutës gjatë sezonit që shkoi, tani është në shënjestrën e bardhebluve dhe kanë nisur kontaktet me palë të treta. Qendërmbrojtësi 34-vjeçar, që përshtatet mjaft mirë edhe në mesfushë, shihet një opsion për t’i dhënë eksperiencë repartit të prapavijës bardhekuqe, që gjatë sezonit që shkoi tregoi luhatje të mëdha.

osmani

  

  

 

  

  

  

Pritet që gjatë ditëve të ardhshme të ketë takime konkrete, por më parë lojtari do të tentojë të ndahet miqësisht me durrsakët. Kujtojmë se së fundmi te Teuta është afruar qendërmbrojtësi Rustem Hoxha, ndërsa në këtë pozicion luajnë edhe Renato Arapi e Silvester Shkalla.

kolici

KOLIÇI – Ndodhi ajo që pritej. Avokatët e lojtarëve të Flamurtarit kërkojnë pagat. “Panorama Sport” mëson se avokatët e portierit Enea Koliçi kanë dërguar një letër në klub, ku kërkojnë nga drejtuesit e Flamurtarit që të nisin sa më shpejt likuidimet. Duke kujtuar të gjithë detyrimin ligjor, avokatët e Koliçit kanë bërë me dije se nëse nuk do të ketë një reagim të shpejtë, atëherë do të nisin rrugën ligjore. Me shumë mundësi nuk do të pritet më. Gazeta mëson nga burime pranë portierit të Flamurtarit se avokatët kanë bërë tashmë gati dosjen dhe pritet që ta dërgojnë atë në FSHF.

enea kolici

OFERTAT – Gazeta  mëson se në drejtim të Koliçit kanë mbërritur disa oferta, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Burime konfidenciale thanë për “Panorama Sport” se Koliçin kërkon ta rikthejë Kukësi, i cili i ka bërë edhe një ofertë. Po ashtu, Koliçi pëlqehet edhe nga Tirana, ku edhe klubi kryeqytetas nuk ka ngurruar që t’i bëjë ofertë. Portieri i Flamurtarit është edhe në listën e gjirokastritëve të Luftëtarit. Po ashtu, janë edhe dy ekipe në Kosovë që i kanë bërë ofertë, një prej të cilëve Gjilani i Gentjan Mezanit.

Por, Koliçi ka edhe një ofertë nga një ekip i madh grek. Me shumë mundësi, portieri tundohet nga oferta greke për shkak se është edhe më pranë familjes. Gjithsesi, do të duhen edhe disa ditë për të parë se ku do të vendosë përfundimisht pogradecari.

gentian selmani kombetare

SELMANI – Një tjetër portier që mund të jetë pjesë e Tiranës është edhe Gentian Selmani. Tirana ka testuar situatën dhe mund të ketë të reja pas Europës. Gjithsesi, bardheblutë kanë shumë pista në lojë dhe Selmani e Koliçi mund të jenë dy prej tyre.

ERMAL SIKA