Home Sport Gjyqtari më i mirë kosovar ndan drejtësin në ndeshjen e “Yjeve”

Gjyqtari më i mirë kosovar ndan drejtësin në ndeshjen e “Yjeve”

0
Gjyqtari më i mirë kosovar ndan drejtësin në ndeshjen e “Yjeve”

 

Genc Nuza do të ndajë drejtësin në ndeshjen e “Yjeve” që do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Insporti.com.

Ndeshja e “Yjeve” do të zhvillohet në mes Granit Xhakës dhe Milot Rashicës.

      

Kjo ndeshje organizohet nga komuna e Prishtinës dhe gjyqtari më i mirë i kësaj komune, Genc Nuza do të ndajë drejtësin.

Nuza i cili mban stemen e FIFA-s është ndër gjyqtarët më të mirë në futbollin kosovar.

      

Komuna e Prishtinës e cila është organizatore e kësaj ndeshje ka publikuar edhe emrat e futbollistëve të të dyja skuadrave.

Përveç futbollistëve si Granit Xhaka e Milot Rashica, do të jenë edhe emra të tjerë nga Përfaqësuesja e Kosovës, ajo e Zvicrës si dhe Kombëtarja shqiptare.

Ermir Lenjani, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Albian Ajeti e Visar Bekaj që janë aktiv nëpër përfaqësueset respektive. Emrat tjerë janë edhe Armend Dallku, Shefki Kuqi, Xhevdet Llumnica, si dhe këngëtaret Ledri Vula e Mc Kresha.

Image

 

Trajner i skuadrës së Rashicës do të jetë Ismet Munishi, ndërsa i Xhakës trajneri Afrim Tovërlani “Toki”.

Në këtë ngjarje të kryeqytetit kosovar do të luajnë edhe emra tjerë nga kultura e sporti. /Insporti.com.