Një episod i pabesueshëm është regjistruar në kampionatin izraelit. Beitar Jerusalem, klubi më i famshëm në Izrael, ka blerë për shifrën rekord prej 2.5 milionë dollarë, një futbollist nigerian 24-vjeçar, të konsideruar si një prej më të mirëve në qarkullim në ato anë.

Bëhet fjalë për Ali Mohamed, që krejt ndryshe nga sa nënkupton emri i tij, nuk është mysliman, por praktikant katolik. Grupi ultras “Familja”, me përkatësi politike të ekstremit të djathtë, nuk është dakord dhe kërkon që futbollisti të mos aktivizohet dhe që emri i tij të mos shtypet në fanella. Të paktën deri sa të gjendet një pseudonim.

Referuar raportimeve të mediave lokale, pronari i Beitar ka marrë edhe kërcënime të rënda për blerjen e futbollistit. Gjithsesi, presidenti nuk ka asnjë qëllim që të kushtëzohet: “Besimi, sikurse në të kaluarën, nuk është më një kriter për blerjet e futbollistëve dhe nuk do të lejojë që një minorancë të prishë reputacionin e klubit”.

Grupi i tifozëve ka ndryshuar disi qëndrim kur ka mësuar se Ali Mohamed është praktikant katolik, gjithsesi duke mos ndryshuar kërkesën për të gjetur një pseudonim për futbollistin, sepse sikurse është publikuar në Facebook: “Problemi qëndron te fakti se emri i djaloshit as që mund të artikulohet në stadiume”.