Home Sport Kosova ia kthen “borxhin” Anglisë

Kosova ia kthen “borxhin” Anglisë

0
Kosova ia kthen “borxhin” Anglisë

 

Racizmi në futboll po shtohet çdo ditë e më shumë dhe pavarësisht fushatave të ndryshme për ta parandaluar në stadiume, duket se nuk ka ndërmend të marrë fund. Pak javë më parë, UEFA vendosi t’i mbyllte për shikuesit dyert e stadiumit të  Malit të Zi, duke e detyruar të luajë pa tifozë ndaj Kosovës.

Shkak për këtë vendim u bënë koret raciste të tifozërisë malazeze në ndeshjen ndaj Anglisë që i kushtuan jo pak Malit të Zi. Ndërsa, Kosova u përball me racizëm në Bullgari, aty ku arriti të merrte një fitore të madhe me rezultatin 2-3 duke përmbysur shifrat. Përfaqësuesen e Kosovës e kanë vërshëllyer jo pak tifozët vendas ndërkohë që janë dëgjuar edhe thirrje të tipit “vriti shqiptarët”.

      

Kjo ka bërë që UEFA të nisë një hetim ndaj Bullgarisë dhe me shumë gjasa do të vijë dënimi i radhës. Bullgaria mund të luajë pa tifozë ndeshjen e radhës dhe e ka pikërisht ndaj Anglisë në shtëpi duke bërë që Anglia të jetë në të njëjtat kushte si Kosova në Mal të Zi.