Home Sport SPECIALE/ Dinastitë në Kombëtare, Sadiku me Xhakën janë… kushërinj

SPECIALE/ Dinastitë në Kombëtare, Sadiku me Xhakën janë… kushërinj

0
SPECIALE/ Dinastitë në Kombëtare, Sadiku me Xhakën janë… kushërinj

  

  

  

  

Duhet të jemi krenarë! Shqipëria e trashëgon në familje sportin e futbollit. “Revolvy” ka publikuar në faqen e saj të internetit kushtuar të ashtuquajturave “familje të futbollit” në të gjithë botën. Janë të gjithë emra të mëdhenj, të cilët kanë luajtur nga U-17 deri te kombëtarja, si dhe ata që kanë luajtur më poshtë. Për Shqipërinë janë marrë shumë familje, duke filluar nga ajo Strakosha, Mema, Xhaka, Ajeti, Ajdareviç, Prenga, Gjasula, Duro e Dallku.

gettyimages-622236300-1024x1024

  

  

 

  

  

  

ZBULIMI – Për ata që nuk e dinë, Armando Sadiku është futur te familja Xhaka. Fakt është se Armando ka lidhje gjaku me Xhakët nga ana e mamasë. Shumë pak për të mos thënë fare e dinë një gjë të tillë.

TË HUAJT – Në vendet e tjera, bie në sy tradita e familjes Maldini, që ka nxjerrë dy nga futbollistët më të mëdhenj të futbollit italian. Çezare Maldini fitoi Ligën e Kampioneve me Milanin në vitin 1963, ndërsa djali i tij, Paolo, fitoi këtë trofe në vitet 1989, 1990, 1994, 2003 dhe 2007. Sikur të mos mjaftojë kjo, dy djemtë e Paolos tashmë janë bërë pjesë e  akademisë së Milanit dhe 17- vjeçari Kristian është stërvitur disa herë edhe me ekipin e parë të klubit.

Po aq e famshme është edhe familja Çarlton në Angli, ku vëllezërit Xhek dhe Bobi ishin dy nga heronjtë që i sollën këtij vendi suksesin e vetëm në Kupën e Botës në vitin 1966. Vëllezër shumë të njohur në arenën ndërkombëtare janë edhe holandezët Kuman.

Babai i tyre, Martin Kuman, ishte një legjendë te Groningen, ku pasi luajti rreth 300 ndeshje me këtë klub, drejtoi akademinë e tij, nga e cila më vonë dolën Ervin dhe Ronald. I pari luajti me shumë ekipe të njohura, ndërsa në vitin 1988 fitoi Kupën e Kupave me Meshelen. I dyti fitoi Ligën e Kampioneve në vitet 1988 dhe 1992, respektivisht me PSV dhe Barcelonën. Të dy së bashku ishin pjesë e Holandës që arriti të fitonte Kampionatin Europian në vitin 1988.

FAMILJET

Legjendare në futbollin danez është familja Laudrup, e cila u përfaqësua fillimisht me Fin Laudrup, për të vazhduar pastaj me djemtë e tij, Majkëll dhe Brajan. Vëllai i vogël fitoi Kampionatin Europian me Danimarkën në vitin 1992, ndërsa vëllai i madh në vitin 2006 u shpall futbollisti më i mirë danez i të gjitha kohëve. Fakti se djemtë e tij, Mads dhe Andreas, kanë luajtur me Helsingborgs, tregon se dinastia e famshme daneze nuk ka ndërmend të largohet nga bota e futbollit.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL