Takefuso Kubo, apo siç i është dhënë epitetit ‘Messi japonez’, ka arritur marrëveshje me skuadrën e Real Madrid.

Take ishte një nga talentët më premtues në ‘La Masia’ tek Barcelona, por ai nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e ‘Castillas.

Në vitin 2014, hetimet e FIFA zbuluan se Barca ishin fajtorë për transferimin e paligjshëm të talentëve të rinj, jashtë kufijve të Spanjës, dhe u detyruan të heqin dorë nga Take.

Barca po vëzhgonte lojtarin edhe tani, duke para paraqitjet e tij në kampionatin japonez, por në fund lojtari zgjodhi Real Madridin.

Sipas ‘Sport’, ka tri arsye pse Takefuso Kubo ka zgjedhur skuadrën e Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Arsye sportive, arsye financiare dhe lëvizja e Real Madrid para gjithë të tjerëve janë tri arsyet sipas ‘Sport’.

Barca dëshironte nënshkrimin me lojtarin, për ta dërguar tek Barca B, por lojtari donte garanci se dot luante me skuadrën e parë në sezonin e dytë.

Gjithashtu, lojtari dëshironte 1 milionë euro fitime, kurse Barca nuk do të paguante më shumë se 250 mijë euro, pasi askush në akademi nuk fiton aq shumë. /Lajmi.net/