Home Liga Spanjolle Barcelona e hapur që ta shes Rakiticin

Barcelona e hapur që ta shes Rakiticin

0
Barcelona e hapur që ta shes Rakiticin

E ardhmja e Ivan Rakitic vazhdon të jetë në një pikëpyetje të madhe.

Lojtari tash e sa kohë ka shprehur dëshirën e tij që të jetë pjesë e Barcelonës edhe në sezonin e ardhshëm, por nuk dihet akoma nëse skuadra dëshiron një gjë të tillë.

Sipas ‘Cadena SER’, Barcelona janë të hapur që ta shesin Ivan Rakitic gjatë kësaj vere, transmeton lajmi.net.

Mesfushori nuk është në planet e Valverde për sezonin e ardhshëm dhe me zbarkimin e Frenkie de Jong ai pritet të shitet për të balancuar të hyrat dhe të shpenzuarat.

Gjithsesi, akoma asnjë ofertë nuk ka ardhur për lojtarin. Inter mund të jetë një nga skuadrat që do të tentojë për kroatin. /Lajmi.net/


Loading…