Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas ka zbuluar se Ferland Mendy thjesht “nuk ka mundur t’i rezistojë” mundësisë për t’u bashkuar me Real Madridin .

Mbrojtësi i majtë është në mesin e lojtarëve që i janë bashkuar Real Madridit këtë verë.

Sipas presidentit të Lyon, është Zinedine Zidane që ka ftuar lojtarin te Real Madrid.

“Po, ishte kërkesa e Zidane”, është përgjigjur Aulas, kur u pyet nëse trajneri i Real Madridit e kërkoi Mendy, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kur ai e thirri (Mendy), ai nuk mundi të refuzonte”.

“Tani i mbetet Zidanes të vendos, nëse Mendy do të startojë para Marcelos”./Lajmi.net/