Home Sporti Vendor Xhaka – Rashica: Sot në ‘Fadil Vokrri’ luhet ndeshja e yjeve të Kosovës

Xhaka – Rashica: Sot në ‘Fadil Vokrri’ luhet ndeshja e yjeve të Kosovës

0

Sot, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, do të luhet ndeshja e yjeve me dy skuadrat e udhëhequra nga Granit Xhaka dhe Milot Rashica.

Yjet e Kosovës do të zbarkojnë në Prishtinë për një ndeshje spektakli, nga e cila të hollat e grumbulluara do të shkojnë për familjet në nevojë.

Kjo ndeshje do të fillojë në ora 20:00, dhe çmimi për biletën do të jetë 2 euro, shkruan lajmi.net.

Është Komuna e Prishtinës ajo që ka mundësuar këtë organizim, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit.

Në përbërjen e skuadrave do të ketë edhe këngëtarë të njohur si Mc Kresha apo Ledri Vula, basketbollist e boksier, ish futbollistë e futbollistë aktiv.

Më poshtë mund ta shihni listën e plotë të atyre që do të luajnë në këtë ndeshje spektakli. /Lajmi.net/

 


Loading…