Home Liga Italiane Babai i Sarri flet për të ardhmen e trajnerit: As ai vet nuk e di

Babai i Sarri flet për të ardhmen e trajnerit: As ai vet nuk e di

0
Babai i Sarri flet për të ardhmen e trajnerit: As ai vet nuk e di

Maurizio Sarri është një prej emrave më të përfolur javëve të fundit, pasi emri i tij lidhet me një kalim të mundshëm tek Juventus.

Ka tri ditë që pritet për zyrtarizimin e tij tek Juventus, por një gjë e tillë nuk është duke ndodhur.

Për këtë çështje është pyetur edhe babai i trajnerit, i cili ka dhënë një përgjigje mjaft interesante.

“Ata nuk e kanë lëshuar atë akoma. As ai vet nuk e di kur do të ndodh” ka thënë babai i Sarri, transmeton lajmi.net. “Shpresoj që ai të kthehet në Itali” ishin fjalët e tij.

Sarri pati një sezon jo të keq me Chelsea, por kritikat ishin të shumta nga tifozët ‘blu’.

Largimi i Massimiliano Allegrit nga stoli i ‘Zonjës së vjetër’ ka bërë që emri i Sarrit të lidhet me një transferim të mundshëm në Torino. /Lajmi.net/


Loading…