Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka konfirmuar se po planifikon largimin nga Manchester United.

Pogba u ka thënë drejtuesve të Manchester United se dëshiron largimin, pasi është në kërkim të një sfide të re.

Francezi po vëzhgohet nga Real Madrid, të cilët janë të gatshëm të paguajnë deri në 150 milionë funte për shërbimet e tij.

“Siç keni thënë, ka shumë zëra dhe shumë mendime. Unë kam qenë për tri vite tek Manchester dhe kam bërë mirë. Ka pasur momente të këqija e të mira, si të gjithë. Sikur gjithkund tjetër” ka thënë Pogba, transmeton lajmi.net.

“Pas këtij sezoni dhe gjërave që ndodhën këtë sezon, mendoj se është koha e duhur për disa sfida të reja” ka thënë francezi tutje.

“Po mendoj për këtë; Të kem një sfidë të re diku tjetër” ishin fjalët e Pogba.

Mbetet të shihet nëse zgjedhja e tij do të jetë Juventusi apo Real Madridi. /Lajmi.net/