Home Sport Salah mund të largohet nga Liverpool gjatë verës së ardhshme, ka oferta nga dy skuadra

Salah mund të largohet nga Liverpool gjatë verës së ardhshme, ka oferta nga dy skuadra

0
Salah mund të largohet nga Liverpool gjatë verës së ardhshme, ka oferta nga dy skuadra

Liverpool duhet të fillojë të mendojë si ta ‘blindojë’ yllin e skuadrës, Mohamed Salah, të cilin mund ta humbin qysh sezonin tjetër.

 

Skuadra e Real Madrid dhe ajo e Juventus janë skuadrat që po sulmojnë Liverpoolin me oferta për egjiptianin.

Sipas raportimeve të ‘Mirror’ të dyja skuadrat kanë tentuar ta rrëmbejnë lojtarin qysh këtë edicion, por nuk kishin sukses, transmeton lajmi.net.

Raportohet se skuadrat janë gati të paguajnë deri në 170 milionë euro për shërbimet e sulmuesit.

Lojtari ka refuzuar çdo mundësi për largim, por sipas artikullit të ‘Mirror’, gjërat mund të qëndrojnë shumë më ndryshe vitin tjetër. /Lajmi.net/

   

 


Loading…