Home Sport Hamilton ia zë rrugën, Raikkonen ia tregon gishtin e mesit

Hamilton ia zë rrugën, Raikkonen ia tregon gishtin e mesit

0
Hamilton ia zë rrugën, Raikkonen ia tregon gishtin e mesit

 

Gjatë provave zyrtare të zhvilluar sot në pistën e Spielberg, në Austri, ka patur një incident mes Kimi Raikkonen me Alfa Romeo dhe Lewis Hamilton me Mercedes.

Britaniku me makinën Mercedes ka penguar finlandezin në xhiron e shpejtë. Raikkonen, ish-pilot i Ferrarit, ka reaguar duke i nxjerrë gishtin e mesit kampionit të botës.

Hamilton u rendit i dyti gjatë provave zyrtare, por është nën hetim nga komisarët e pistë, pasi ka penguar një pilot në xhiron e shpejtë (Raikkonen u rendit i shtati).

Gjithsesi, gjesti i finlandezit ka habitur, pasi ai është një pilot i “ftohtë” në pistë.

 


Loading…