Home Sporte tjera Duel ‘i çmendur’ në UFC, Jones dhe Santos dalin me karroca invalidore nga arena

Duel ‘i çmendur’ në UFC, Jones dhe Santos dalin me karroca invalidore nga arena

0
Duel ‘i çmendur’ në UFC, Jones dhe Santos dalin me karroca invalidore nga arena

Mbrëmja e UFC 239 ishte spektakolare, me duelin e zhvilluar mes Jon Jones dhe Thiago Santos.

Jones pati mjaft vështirësi që të shënonte fitore ndaj Santos, por në fund ia arriti një gjëje të tillë falë vendimit të gjyqtarëve, përcjell lajmi.net.

Rrahja mes dy ‘gladiatorëve’ ishte brutale, dhe një gjë e tillë u vërtetua edhe pas përfundimit të duelit.

Pasi dolën nga oktogoni dhe shkuan në dhomat e zhveshjes, dy sportistët nuk mund të qëndronin më në këmbët e tyre.

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë dy garuesit teksa largoheshin nga arena me karroca invalidore.

Janë duele si këto ato që kënaqin më së shumti audiencën e sporteve luftarake. /Lajmi.net/


Loading…