Home Sport Zyrtare: Rizespor ka arritur marrëveshjen me Fenerbahcen, fjalën e ka Muriqi

Zyrtare: Rizespor ka arritur marrëveshjen me Fenerbahcen, fjalën e ka Muriqi

0
Zyrtare: Rizespor ka arritur marrëveshjen me Fenerbahcen, fjalën e ka Muriqi

 

Edhe pse ditë më parë deklaroi se do ta respektojë kontratën me Rizesporin, Vedat Muriqi duket se do të largohet.

Sulmuesi nga Kosova pritet t’i bashkohet gjigantit turk Fenerbahce. Në fakt ka qenë klubi i tij Rizespor që ka pranuar ofertën e Fenerbahces dhe këtë e ka bërë publike.

      

“Drejtori ynë sportiv Yilmaz Bal njofton se Rizespor ka arritur akordin me Fenerbahcen për transferimin e Vedat Muriqit. Futbollisti ynë do të vazhdojë negociatat me Fenerbahcen”, shkruhej në njoftimin e klubit turk, përcjell Telegrafi.com.

Besohet se Rizespor ka pranuar 2.5 milionë euro nga Fenerbahce për lojtarin kosovar si dhe shërbimet e portierit Berke Ozer.

      

Tani i mbetet reprezentuesit kosovar që të arrijë marrëveshje personale me klubin nga Stambolli.

 

 
 
 


Loading…