Home Liga e Kampionëve Penalltia kundër Totteham në finalen e LK nuk do ishte dhënë në Premierligë

Penalltia kundër Totteham në finalen e LK nuk do ishte dhënë në Premierligë

0
Penalltia kundër Totteham në finalen e LK nuk do ishte dhënë në Premierligë

I pari i gjyqtarëve në Angli, Mike Riley, thotë se një ndryshim në rregullat do të ndalojë VAR-in në dhënien e penalltive të shpeshta për prekjet me dorë kur teknologjia do të futet në Premierligë për sezonin 2019/20.

Riley iu referua penalltisë që iu dha Liverpoolit në fitoren 2-0 në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit pas një prekje me dorë nga Moussa Sissoko.

Topi goditi krahun e Sissokos pas një pasimi nga Sadio Mane, por shihej qartë që mesfushori drejtoi gishin për t’iu treguar pozicionimin bashkëlojtarëve, transmeton lajmi.net.

”Rasti i Sissoko është me të vërtetë interesant”, tha Riley për The Times. ”Në kohë reale duket një penallti e qartë. Me VAR-in ju mund të shikoni se çfarë po bën ai dhe shihet se ai nuk është i interesuar të përpiqet të bllokojë pasimin,  dhe shihet teksa komunikon me një nga mbrojtësit”.

“Ky nuk është një akt i qëllimshëm për të zgjeruar krahun larg trupit. Ju gjithashtu shihni se topi shmanget nga gjoksi në krah, dhe nëse vendosni gjithçka dhe zbatoni filozofinë që bëjmë këtu, nuk do të thonim se ishte prekje me dorë”, shpjegoi ai. /Lajmi.net/ 


Loading…