Sportistët janë ata që edhe një herë kanë ngritur lart emrin e Kosovës.

Në garat e mbajtura në karate, në Umag të Kroacisë, Kosova arriti të kthehej me nëntë medalje të fituara, përcjell lajmi.net.

Sportistët kosovarë fituan tri medalje të arta dhe gjashtë të bronzta, në garat e mbajtura mes 5-7 korrikut.

Fituesit e medaljeve ishin Melos Gashi, Benjamin Shabani dhe Denisa Shabani (të arta). Kurse medalje të bronzta siguruan Albinot Selmani, Betim Maliqi, Islam Selmani, Gent Peci, Diana Kajtazi dhe Albrim Samahodaj. /Lajmi.net/