Mario Balotelli thuhet se është futur në telashe me autoritetet italiane pasi pretendohet se i pagoi një pronari të kafenesë 2 mijë euro për t’ia gjuajtur motoçikletën në det.

Ish-sulmuesi i Manchester City dhe Liverpool është i njohur për të kaluarën e tij me probleme, por duket se ajo vazhdon ta ndjek ende.

Një video e ngarkuar në Twitter shihet Balotelli duke bërë një bast me një burrë, që raportohet të jetë pronar i një bar lokali, ndërsa italiani qëndron me pushime në Mergellina pranë Napolit në atdheun e tij, transmeton lajmi.net.

Më pas pronari vendos ta ngasë motoçikletën në ujë, ndërsa futet në ujë i veshur dhe e fiton bastin.

Me të dal nga deti, pronari mbledh paratë e fituara nga basti me ish-sulmuesin e Marseilles.

Pretendohet se sulmuesi italian i ka ofruar pronarit 2 mijë euro në mënyrë që ta bindë atë për bastin.

Balotelli ndër të tjera i tha medieve lokale: ”Megjithatë, motoçikleta ime kishte vlerë 600 euro”, derisa është duke u hetuar nga autoritetet italiane. /Lajmi.net/