Home Sport Atletico Madrid nënshkruan me yllin e Benfica

Atletico Madrid nënshkruan me yllin e Benfica

0
Atletico Madrid nënshkruan me yllin e Benfica

Pas raportimeve se Barcelona ka paguar klauzolën e Antoine Griezmann, skuadra e Atletico Madrid ka reaguar duke nënshkruar me një lojtar të fazës ofensive.

 

Atletico Madrid kanë nënshkruar me Ivan Saponjic, për 8 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Saponjic luan me kombëtaren e Serbisë U-21, dhe ishte pjesë e skuadrës së Benficës para se të nënshkruante me Atleticon.

21 vjeçari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me ‘Rojiblancos’ dhe pritet të jetë pjesë e planeve të Diego Simeone.

Lojtari paraqitej me Benfica B, pasi iu bashkua skuadrës portugeze nga skuadra e Partizan Beograd në janar të vitit 2016.

Serbi u bashkohet fytyrave të reja tek Atletico Madrid; Marcos Llorente, Hector Herrera, Felipe, Lodi e Joao Felix. /Lajmi.net/

 


Loading…