Diego Costa është i gatshëm të bisedojë me Evertonin për një rikthim të mundshëm në Premierligë, pas largimit para dy viteve.

‘The Sun’ raporton se sulmuesi spanjoll do të ishte i gatshëm të rikthehet në Premierligë, përcjell lajmi.net.

Transferimi i përhershëm i Alvero Morata nga Chelsea dhe blerja e Joao Felix, ka bërë që 30 vjeçari ta mendojë largimin nga Atletico Madrid.

Costa ka qenë pjesë e Premireligës edhe në të kaluarën, ku ka veshur fanellën e Chelseas.

Spanjolli me këtë skuadër ka fituar dy herë Premierligën, kur Chelsea drejtohej nga Jose Mourinho dhe nga Antonio Conte./Lajmi.net/