Kanë filluar kokëçarjet e para për trajnerin Antonio Conte tek skuadra e Inter.

Anësori i Inter, Matteo Politano është problemi i parë i shfaqur për Conte që nga ardhja e tij në krye të stolit të Inter.

Politano ka pësuar një dëmtim dhe nuk dihet akoma se sa do të mungojë për skuadrën e tij, transmeton lajmi.net.

Inter filloi fazën parasezonale gjatë së hënës, por kjo seancë nuk shkoi më së miri, pasi ‘Zi kaltrit’ humbën Politanon.

25 vjeçari ka kompletuar transferimin permanent tek Inter, pasi luante si i huazuar nga skuadra e Sassuolo.

Mbetet të shihet se sa do të zgjas dëmtimi i Politano dhe nëse lojtari do të kthehet për ndeshjet parasezonale. /Lajmi.net/