Pjesa më e madhe e skuadrave të Premierligës ende nuk janë treguar shumë aktive në tregun e transferimeve.

Ekipe si Manchester United, Arsenal dhe Liverpool, janë duke vazhduar të punojnë për prurje të mëdha këtë verë.

Transferimi më i shtrenjtë i këtij afati, është ai i Manchester Cityt, që i pagoi Atleico Madridit 63 milionë funte për mesfushorin Rodri.

Blerje të shtrenjtë ka bërë edhe Tottenham, që ka paguar 55 milionë euro për Tanguy Ndombele e Lyon.

Por, duke marrë lojtarë nga secila pozitë, formacioni më i shtrenjtë me transferimet e këtij vere në Premierligë, duket si në pjesën e mëposhtme.

Portier: Zach Zach Steffen (Manchester City) £7.2m nga Columbus Crew

Mbrojtës i djathtë: Aaron Wan-Bissaka (Manchester United) £45m prej Crystal Palace

Mbrojtës i qendrës: Tyrone Mings (Aston Villa) £20m prej Bournemouth

Mbrojtës i qendrës: Lloyd Kelly (Bournemouth) £13m prej Bristol City

Mbrojtës i majtë: Matt Targett (Aston Villa) £14m prej Southampton

Mesfushor qendre: Rodri (Manchester City) £63m prej Atletico Madrid

Mesfushor qendre: Tanguy Ndombele (Tottenham Hotspur) £55m prej Lyon

Mesfushor qendre: Youri Tielemans (Leicester City) £40m prej Monaco

Mesfushor ofensivë: Ayoze Perez (Leicester City) £30m prej Newcastle United

Mesfushor ofensivë: Pablo Fornals (West Ham United) £24m prej Villarreal

Sulmues: Raul Jimenez (Wolves) £30m prej Benfica

/Lajmi.net/