Skuadra e Inter më në fund ka arritur marrëveshje me lojtarin e Cagliari, Nicolo Barella.

‘Sky Sport Italia’ raporton se Inter dhe Cagliari janë pajtuar për transferimin e Barella në një marrëveshje që përfshin 45 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Mesfushori italian do tu nënshtrohet testeve mjekësore nesër (e premte), para se të hedh nënshkrimin mbi kontratën me Inter.

Lojtari pritet që të nënshkruajë kontratë katër vjeçare e cila do t’i siguronte atij rreth 2.5 milionë euro në vit.

Barella ka regjistruar 112 paraqitje në pesë sezone me skuadrën e Cagliari, duke shënuar shtatë gola dhe shtuar gjashtë asistime. /Lajmi.net/