Home Sport Kosova mëson orarin e ndeshjeve për Kampionatin Evropian

Kosova mëson orarin e ndeshjeve për Kampionatin Evropian

0
Kosova mëson orarin e ndeshjeve për Kampionatin Evropian

 

Pas përgatitjeve
në Prishtinë, Kosova U20, nga 12 deri më 21 korrik do të marrë pjesë në Kampionatin
Evropian, Divizioni B, që mbahet në Matosinhos në Portugali.

Djelmoshat të
udhëhequr nga Ibrahim Karabegu do të jenë në Grupin C, së bashku me Estoninë,
Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë dhe Armeninë.

Synimet e
Dardanëve të rinj janë të përfaqësojnë sa më mirë shtetin në këtë Evropian.
Ndeshja e parë do të jetë ndaj Estonisë, derisa kundërshtarët e përafërt me
Kosovën shihen Gjeorgjia dhe Armenia.

Në këtë Kampionat
Evropian marrin pjesë 21 Kombëtare, që janë të ndara në katër grupe, 3 grupe me
Përfaqësuese dhe pikërisht Grupi C me 6, aty ku ndodhet edhe Kosova.

Tri Kombëtaret e
para do të kualifikohen në Divizionin A. Dy vendet e para në grupe do të
kualifikohen në çerekfinale, vendi 3 dhe 4 do të luajnë për pozitat 9-16, kurse
5-6 për vendet 17-21.

Orari

E premte (12
korrik)17:00 Estonia-Kosova

E shtunë (13
korrik)17:00 Kosova – Holanda

E diel (14
korrik)19:15 Armenia-Kosova

E martë (16
korrik)17:00 Kosova – Gjeorgjia

E mërkurë (17
korrik)19:15 Kosova-Suedia

 


Loading…